Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një shpërthimi të ndodhur pranë metrosë në kryeqytetin suedez, Stockholm. Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të diele në stacionin Var Gard, në Linjën e Kuqe në jugperëndim të Stokholmit.

Policia ka mbyllur stacionin dhe po vijon hetimet, ndërkohë ka njoftuar se ka disa të lënduar, njëri prej të cilëve nuk ka mundur dot t’i shpëtojë jetës si pasojë e plagëve të marra. Lajmi bëhet i ditur nga policia suedez duke shtuar se incidenti nuk kishte ndërlidhje me ndonjë sulm terrorist. Dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dorë.

“Ka qenë diçka që ka shpërthyer fuqishëm. Duhet të presim hetimet”, tha zëdhënësi i policisë. Ndryshe nga ky incident ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër.