Një shpërthim është regjistruar në lagjen “5 Maji” të Elbasanit mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se një sasi e vogël lënde piroteknike është hedhur dhe ka shpërthyer. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Informacion paraprak Rreth ores 19:58 në Sallen Operative ka ardhur një telefonate se në lagjen “11 Nentori” në një rrugice midis pallateve është dëgjuar një shpërthim. Me marrjen dijeni të njoftimit u shkua nl vendin ku u dha njoftimi ku u konstatua një gropë e vogel e cila mund të jetë shkaktuar nga lëndë piroteknike. Nuk ka deme në njerez apo dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje.

Artikulli paraprakTRAFIKANTI I DROGËS NGATËRRON TAKSINË ME MAKINËN E POLICISË
Artikulli tjetërRRËZOHET AVIONI GJATË KRISHTLINDJEVE, 5 TË VDEKUR