
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re pas raportimeve për shpërthime të vazhdueshme dhe “intensive” në pjesën perëndimore të Teheranit, kryeqyteti i Iranit. Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.
Zhurmat e forta janë dëgjuar në disa zona të qytetit, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi natyrën apo burimin e shpërthimeve.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se Izraeli po përgatitej të godiste “objektiva të rëndësishëm në Teheran”, çka ka ngritur dyshimet se sulmet mund të jenë pjesë e një ofensive të paralajmëruar izraelite.