Gjykata e Shkodrës ka konfirmuar arrestet me burg dhënë në mungesë ndaj tre elbasanllinjve të dyshuar për shperthimin më 13 Janar 2017, në Shkodër, me rreth 40 gr tritol. Në burg do të mbeten Endrit Çopja, Ardjel Lulaj dhe Serxho Teta.

Këta shtetas sipas Prokurorisë së Shkodrës nën drejtimin e Çopjes kanë organizuar shperthimin me tritol ne Shkodër Ata kanë mohuar akuzat në gjykatë në lidhje me atentatin, ndërsa të pyetur për praninë e tyre në qytetin verior Çopja ka pranuar se ka qenë në Shkodër, por jo për shperthimin. “Kam qenë 5 herë në Shkodër, por kam ardhur për të blerë kanabis dhe jo për atentatin” , ka thënë Çopja në sallën e gjyqit. Paçka këtij pretendimi masat ndaj tyre janë lënë në fuqi, siç ishin dhënë edhe më parë në mungesë arrest me burg.

Këta u prangosën në kuadër të operacionit “together” kryer nga Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë në Elbasan dhe u arrestuan në brendësi të tregut Agro Ushqimor në pronësi të biznesmenit Petrit Çela në Elbasan.

Artikulli paraprakADEMI: QEVERIA ASNJË INVESTIM ANTIPERMBYTJE
Artikulli tjetërGRABITJA E ARGJENDARISË, AUTORËT NË BURG