Një shpërthim tejet i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e te dielës qytetin Leicester ne veri të Anglisë. Një dyqan është shkatërruar plotësisht nga një shpërthim zjarri masiv. Shërbimet e emergjencës kanë nxituar për të mbërritur në vendngjarje.

Policia e Leicester ka shkruar: “Ka ndodhur një incident i madh në Hinckley Road, Leicester. Të gjitha shërbimet emergjente aktualisht po merren me këtë. Rruga Carlisle dhe një pjesë e rrugës Hinckley janë bllokuar. Ju lutemi të shmangni qarkullimin në atë zonë.”

Shkaku i shpërthimit është i  paqartë por përmasa e incidentit është e madhe. Sipas njoftimeve, shpërthimi ndodhi në Western Park Store, në një dyqan Londis që ndodhej përballë me një stacion autobusi.

Dyqani është shkatërruar plotësisht pasi është përfshirë i gjithi në flakë, duke krijuar gërmadha. Pranë vendit të  shpërthimit ndodhen 60 banesa të evokuara.

Për shkakun nuk ka shumë detaje, veç spekulime për një shpërthim gazi – ndoshta disa të lënduar, asgjë nuk është e konfirmuar. Dyshohet se ka viktima.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI EDI RAMA DHE PRESIDENTI I KE JUNCKER,KONFERENCE PER SHTYP
Artikulli tjetërMOTI I ACARTË ‘PARALIZON’ VENDIN DËBORA IZOLON QARKUN E DIBRËS