Të paktën një shtetas i huaj është vrarë dhe pesë vendas janë plagosur në Kabul, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Disa sulmues të panjohur hodhën një granatë në një automjet të Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin afgan.

Incidenti ndodhi sot, ndërkohë që kombësia e viktimës nuk është bërë ende e ditur.
Ndër pesë vendasit përfshiheshin dy persona të stafit të Kombeve të Bashkuara, që ishin pranë shpërthimit, por u larguan me lëndime të vogla.

Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Mbetet gjithashtu e paqartë nëse janë kapur sulmuesit apo jo.

Artikulli paraprakTENSION NË “LORO BORIÇI”, BRAZILIANI GRUSHTON LOJTARIN E KOMBËTARES
Artikulli tjetërPAPA KËRKON ELIMINIMIN E ARMËVE BËRTHAMORE