Ne oret e para te mengjesit policia e Shkodres ka njoftuar per nje shperthim te ndodhur ne banesen e shtetasit Rrok Pepaj ne lagjen “Skenderbeg”.

I pyetur nga Star Plus, kryefamiljari pohon se shperthimi ka ndodhur rreth ores 04:00 dhe se ne banese ndodheshin ai, bashkeshortja dhe djali i tyre te cilet fatmiresisht nuk jane lenduar.I pyetur se cili mund te jete shkaku i kesaj ngjarjeje, Pepaj thote se nuk ka konflikte me askend dhe se jeton ne kete shtepi prej 25 vitesh.Nga shperthimi eshte demtuar vetem dera e jashtme dhe tavani i korridorit te shtepise.