10 përsona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesen 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por ende nuk është arritur të biet në gjurmet e autoreve të ngjarjes.Mes përsonave që kanë dhënë dëshminë e tyre në policië janë dhe pjestarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohur të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë.

Në pjesën e përparme të baneses tre katëshe, ka patur kamera sigurie, por sipas burimeve nga grupi hetimor kanë qenë jashtë fuksioni.Policia ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e disa banesave dhe bizneseve në zonë, por nga kqyrjet e deritanishme të pamjeve asnjëra prej tyre nuk i ka fokusuar lëvizjet e autoreve që mendohet të kenë qenë më shumë se 2 përsona.Ndërkohë nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasese, por referuar forces së shpërthimit dhe dëmeve që ka shkatuar mendohet të ketë qenë rreth 500 gram.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së premtes në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe objekt i sulmit me lëndë plasese ishte banesa e Skënder Likes.Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.Pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek hasmeria.

 

Artikulli paraprakRESHJET RIKTHEJNË PËRMBYTJET NË LEZHË
Artikulli tjetërPROMOVOHEN VËLLIMET “TESHAT E SHPIRTIT” DHE “BLU”