VENDIMI IM TË MOS SHFRYTËZOHET POLITIKISHT, DO VIJOJ PUNËN SI KIRURG. Një dite pas dorëheqjes nga posti i drejtuesit te Spitalit Rajonal te Shkodrës mjeku Shpetim Ymeri i është drejtuar mediave me një deklarate ku shprehet për dorëheqjen e tij te parevokueshme dhe kërkon qe dorëheqja e tij te mos përdoret politikisht por nga ana tjetër kërkon edhe mirëkuptimin nga ana e komunitetit duke premtuar vijueshmërinë me pasion e përkushtim te te profesionit te tij si kirurg.

Doktor Shpetim Ymeri me një eksperience te gjate si mjek kirurg ne Spitalin Rajonal te Shkodrës ishte ne krye te protestave kundër testimit te mjekeve dhe kushteve te punës ne spital me pas u vu ne krye te këtij institucioni dhe vetëm pas pak muajsh vjen dorëheqja e tij e parevokueshme.