Nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala.

Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.
-Sadete Lala e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.
-Ilir Lala i pajetë, (ishte i paralizuar prej vitesh).

-Ramë Lala 17-vjeç ka shenja jete
-Amelia Lala është nxjerrë e gjallë.
-Griselda Lala motra e Ramës
-Marjeta Lala nëna e katër fëmijëve
-Emilio Lala nuk është nxjerrë ende (nuk dihet gjendja)
-Dionis dhe Dionisa nuk dihet gjendja e tyre

Një 17-vjeçar Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte mbetur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga trëmeti. Pas nxjerrjes 17-vjeçari është transportuar për ndihmë në spital.

Në momentin që është nxjerrë 17-vjeçari ka kërkuar nënën, ‘ku është mami?’ është shprehur ai. Nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.