Policia e Kinës ka një armë të re në arsenalin e mbikëqyrjes, syze dielli me njohje të brendshme të fytyrës. Sipas njoftimeve nga mdiat lokale, syzet janë testuar në stacionet e trenit dhe do të përdoren për të skanuar udhëtarët gjatë Vitit të RI Hënor ku në Kinë priten mijëra vizitorë. Dhe syzet e zeza kanë aftësinë për të identifikuar kriminelët përmes skanimit të fytyrës së tyre.

Deri tani janë arrestuar 7 persona që dyshohet të jetë në kërkim dhe 26 të tjerë që kanë udhëtuar me identitet të rremë. Syzet e diellit janë prodhimi më i fundit i teknologjisë në Kinë. Në vitet e fundit Kina ka derdhur shumë burime për të zhvilluar inteligjencën artificiale që identifikon personat.

Artikulli paraprakSHBA, MBYLLET SËRISH QEVERIA
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT/ SOT KTHJELLIME, POR FUNDJAVA SËRISH ME SHI: TEMPERATURAT NË RËNIE