
Prej disa vitesh në fshat nuk sheh të rinjtë duke lëvizur, ndërsa shumë shtëpi janë të mbyllura. Ndonëse ndodhet më pak se 5 km larg qytetit të Lezhës, Grykë Zeza është boshatisur….
Në këtë fshat kanë ngelur vetem të moshuar të cilët detyrohen të qëndrojnë të vetmuar. Banorët e Grykë Zezës thonë se humbja e shpresës në vendin e tyre ka detyruar shumë familje e sidomos të rinjtë që të emigrojnë.
Deri në vitin 2010 në Grykë Zezë jetonin të paktën 300 banorë, ndërsa tani në këtë fshat nuk ka më shumë se 100 banorë pasi të gjithë po emigrojnë.






