Gruemira, është një nga fshatrat e mbetur bosh si shkak i emigrimit të të rinjve. Banorët tregojnë se nga 1600 banorë që kanë qënë vite më parë, aktualisht jetojnë në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe rreth 130 banorë, ku pjesa më e madhe e tyre që kanë ngelur janë të moshës së tretë, pasi të gjithë të rinjtë kanë emigruar jashtë vendit.

Banorët shprehen se të rinjtë kanë emigruar në vende më të zhvilluara për të siguruar kushtet për një jetesë më të mire.

Ky fenomen ka bërë që në fshatin Gruemirë të ketë një rënie drastike të numrit të familjeve. Me dhjetëra shtëpi tashmë janë braktisur nga banorët e zones, ku kanë ngelur vetëm të moshuar të vetmuar.

Artikulli paraprakNDËRHYRJA E RRALLË NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërBRDARIÇ: RESPEKT ELBASANIT, POR LUAJMË PËR FITORE