
Kjo ishte pamja sot pranë kodrave të Tepeve, mbeturinat e kishin mbuluar krejtësisht zonën për rreth
Kjo situatë e cila vijon prej shumë kohësh është kthyer ne nje shqetësim për banorët e kësaj zone. Banorët theksojnë se mbeturinat depozitohen nga persona që vijnë nga lagjet e tjera duke duke ndotur krejtësisht ambjentin
Banorët kërkojnë gjithashtu që kolektori që është në anë të këtij segmenti të dizinsektohet pasi mushkonjat janë kthyer në shqetësim për to
Megjithë ndërhyrjen e rregullt të pastrimit të mbeturinave dhe vendosjen e tabelave për mos ndotjen e ambjentit sërish menaxhimi i mbetjeve vijon të jetë një sfidë për institucionet.