KUQEZINJTË, PA MBROJTËSA NDAJ ARMENISË?! 4 PREJ TYRE NUK JANË ENDE GATI. Euforia e krijuar në këto ditë në prag të ndeshjes së përfaqësueses shqiptare me Armeninë, duket se ka marrë një frenim të fortë.

Problemi kryesor për De Biazin në këtë ndeshje duket të jetë reparti i mbrojtjes, i cili me shumë gjasa do të ketë të paktën një mungesë shumë të rëndësishme, atë të Mërgim Mavrajt. I ardhur me një dëmtim të lehtë, duket se gjërat janë përkeqësuar për mbrojtësin kuqezi në këto ditë grumbullimi në Durrës. Sikur të mos mjaftojë ky dëmtim i Mavrajt, edhe dy përforcimet Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, deri më sot nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm për të veshur fanelën kuqezi për ndeshjen me Armeninë ditën e dielë. Pavarësisht përgatitjes së pasaportave shqiptare në kohë rekord, sidomos për emrin e ri Naser Aliji, kjo nuk po mjafton. Dokumentacioni që kërkohet nga FIFA për lejimin e këtyre dy lojtarëve është dërguar përpara dy ditësh, një kërkesë e detyrueshme duke qenë se të dy këta lojtarë kanë qenë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës U21. Në litën e De Biazit për këtë ndeshje ishin grumbulluar 7 mbrojtës, prej të cilëve për momentin 4 nuk janë të disponueshëm për arsye të ndryshme. E gjithë shpresa e trajnerit mbetet tek zgjidhjet e minutës së fundit. Leja e FIFA-s na shërben deri pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, ashtu si edhe sinjali i mjekëve për Mavrajn;

Artikulli paraprakNË ATELIENË E NJË SKULPTORI
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA PËRBALLË KAMZËS NË PLAY-OFF