Në Shqipëri, roli i grave në vendimmarrje ka ardhur duke u përmirësuar, si pasojë e disa ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kur bëhet fjalë për parlamentin dhe këshillat bashkiakë, por në drejtimin e pushtetit lokal përfaqësimi i tyre është ende i ulët. Kodi nuk parashikon kuota gjinore për drejtimin e pushtetit vendor, dhe aktualisht vetëm 13% e bashkive drejtohen nga gra. Zgjedhja e tyre dhe puna në krye të bashkive, në 3 dekada është shoqëruar me sfida dhe vështirësi të shumta, si pasojë e mentalitetit patriarkal në politikë dhe shoqëri. Në Shqipëri roli i gruas në vendimmarrje është rritur gjatë viteve të fundit, por sërish sfidat mbeten të shumta sidomos kur bëhet fjalë për drejtimin e pushtetit vendor. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në vitin 2008 dhe vitin 2015 parashikojnë 30% gra në listën e kandidatëve për deputetë dhe 50 % në listën e këshilltarëve bashkiakë. E ndërsa këto ndryshime kanë sjellë më shumë gra në vendimmarrjen parlamentare dhe në këshillat bashkiakë, përfaqësimi i tyre në drejtimin e bashkive mbetet i ulët. Kodi Zgjedhor nuk përcakton kuota gjinore në kandidimin për kryetar bashkie. Sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Politike vetëm 6% e të zgjedhurve në krye të bashkive në 9 procese zgjedhore që prej vitit 1992, janë gra.

Disa prej tyre thanë, se kanë ndeshur plot vështirësi si pasojë e mentalitetit patriarkal në politikë dhe shoqëri. Edhe pse janë propozuar dhe mbështetur nga partia e tyre, sërish nuk e kanë patur të lehtë. Në Shqipëri pritet të mbahet proçesi i dhjetë në tre dekada, i zgjedhjeve vendore, në maj të vitit që vjen. Aktualisht vetëm 13% e bashkive drejtohen nga gratë. Megjithëse me një përmirësim të lehtë krahasuar më disa vite më parë, sërish përfaqësimi i grave në drejtimin e pushtetit vendor mbetet i ulët.

Kodi zgjedhor ka rregulluar përfaqësimin e tyre në listat e deputetëve dhe këshillave bashkiakë, por ende nuk ka një përcaktim të kuotave gjinore për kryetar bashkie. Kjo ka bërë që përfshirja e grave në këto gara zgjedhore të mbetet në vullnetin e partive, dhe për pasojë në shifra të ulëta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakANALIZA E VOA: SHQIPTARËT ZËNË VENDIN E PARË PËR NUMRIN MË TË LARTË TË AZILKËRKUESEVE NË VENDET E BE-SË
Artikulli tjetërBERISHA PUBLIKON VIDEON: NIKOLLA U URDHËRUA NË TELEFON PËR TË PËRJASHTUAR NOKËN NGA SEANCA PLENARE