Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e botërorit “Rusia 2018” Shqipëri – Itali.

Shqipëria është mikëprityëse e Italisë në ndeshjen kualifikuese, e cila zhvillohet me 9 tetor nga ora 20:45 në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. Ndryshe nga të gjitha ndeshjet e tjera të rëndësishme të Kombëtares kuqezi, kjo përballje duket se i ka thyer edhe rekordet e mëparshme.

Rreth 2000 bileta janë shitur në kaq pak ditë, vetëm nëpërmjet blerjes online ndërkohe FSHF ka njoftuar të gjithë të interesuarit se biletat kanë dal në shitje tashmë në biletarinë pranë stadiumit “Loro Boriçi” që nga dita e hënë datë 25 shtator 2017 nga ora 17:00 deri 19:00.

Kjo është e vetmja pikë që së bashku me atë në Tiranë ku mund të sigurohen biletat fizikisht. Stadiumi “Loro Boriçi” ka një kapacitet prej 16.000 vendesh, ku një pjesë e këtyre biletave prej 5% i takon tifozëve italian.

Nëse nga ndeshja e fundit Shqipëri-Itali nuk dihet se çfarë mund të ndodh, një gjë është e sigurt, në stadium nuk do të ketë asnjë vend bosh.

Artikulli paraprakVOLEJBOLL,VLLAZNIA FITON KUPËN E FEDERATËS
Artikulli tjetërSHQIPTARI I BURGOSUR NË ITALI RRIHET KEQ NGA BASHKËKOMBASIT