Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet në Durrës, në kuadrin e sfidës së katërt kualifikuese në Grupin G, për eleminatoret e Botërorit “Rusi 2018” që do të jetë përballë Izraelit.

6 pikë kanë kuqezinjtë në tri ndeshjet e para, por aq edhe izraelitët, respektivisht. Sa i përket formacionit të Shqipërisë porta nuk ka dyshime dhe i besohet Etrit Berishës, ashtu si edhe katërshja mbrojtëse para tij, do të jetë si në kualifikueset e fundit. Në qendër, Mavraj dhe Gjimshiti, ndërsa nga krahët, nga e djathta në të majtë, Hysaj dhe Agolli. Para prapavijës, në rolin e një “amortizatori” të sulmeve të kundërshtarit pritet të jetë Kukeli. Qendra e mesfushës do të ketë dy lojtarë me tipare të kundërta: Xhaka dhe Memushaj. Krahët e këtij reparti kanë lojtarë në formë, që kanë spikatur në skuadrat e tyre. Në të djathtë pritet Odise Roshi, ndërsa në të majtë Azdren Llullaku. Që të dy njihen për aftësitë ofensive, kështu që do t’i bashkohen sulmuesit kryesor, Bekim Balaj, në kërkim të golit. Në fazën ofensive, pozicionet e tyre në krahët e mesfushës do t’i zënë Agolli dhe Hysaj, që spostohen përpara. Sikurse shihet, vendin e titullari, në krahasim me ndeshjen pararendëse, pritet ta humbasë Hyka, që nuk ka pasur moment të mirë edhe te Luzern, ashtu si Abrashi. Në pamje të parë, pra, skema që do të përdorë De Biazi është 4-4-3, kur Shqipëria sulmon, ndërsa kur do të mbrohet, mesfusha bëhet me 5 lojtarë, duke kaluar në skemën 4-5-1. Sidoqoftë deri në ditët e ndeshjes me 12 nëntor.