Të shtunden  e 12 nëntorit, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për këtë vit sa i përket kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”

, ndërsa trajneri Gianni De Biasi ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar me këtë rast. Një listë që ka disa lëvizje, por disi të pritshme duke parë argumentet e dhëna nga tekniku italian në konferencën për shtyp. Bien në sy mungesat e Ergys Kaçes dhe sulmuesve Shkëlzen Gashi e Sokol Çikalleshi, mbi të gjithë, ndërkohë që në listën e të grumbulluarve është Armando Sadiku, i cili po riaftësohet pas një dëmtimi disi të rëndë të pësuar në fillim të Europa League për këtë sezon me ekipin e Zurich.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakILIR META RIKONFIRMOHET KRYETAR I LSI-SE
Artikulli tjetërMEDIA BRITANIKE:VRASESI SHQIPTAR SERISH I LIRE NE RRUGET E BRITANISE