Nëse ndaj Anglisë ishte e vështirë ti vije një notë përfaqësueses, kjo e kushtëzuar shumë nga forca e rivalit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet përballë San Marino. Kuqezinjtë ngecin në një barazim pa gola në pjesën e parë, ky rezultat shqetëson jo pak por mbi të gjitha shqetëson loja e shfaqur. Të besuarit e Edy Reja janë shumë konfuz në fushën e lojës, e kanë shumë të vështirë të çajnë prapavijën e San Marino. Vetëm një gjuajtje në kuadrat, me Hysaj në minutën e 14-të.

Dyshja e sulmit Manaj-Broja nuk u shërbyen në asnjë moment gjatë pjesës së parë. I vetmi detaj pozitiv, nëse mund të quhet i tillë është kontrolli i lartë i topit, por vetëm kaq. Në pjesën e dytë kërkohet një reagim i shpejtë nëse dëshirojmë të shmangim këtë rezultat që do të ndërlikonte ndjeshëm rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit “Katar2022”.