
Konsullata e Shqipërisë në Bari do të jetë në shërbim edhe të qytetarëve të Kosovës.
Ky është lajmërimi që vjen nëpërmjet Facebook-ut nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. “Partneriteti strategjik Shqipëri-Kosovë thellohet dita ditës përmes veprimeve konkrete në zbatim të planit afat-mesëm të dakordësuar me kolegun e mikun tim Enver Hoxhaj. Faleminderit autoriteteve italiane për disponibilitetin e dëshmuar”, shkruan Bushati. “Po vijojmë punën për të konkretizuar së shpejti Konsullatën e Përbashkët në Mynih, Gjermani!”, shtoi ministri.






