
Dalin në shitje biletat e ndeshjes së parë eliminatre të Botërorit 2018 mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Pas shumë viteve mungesë, Kombëtarja rikthehet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”. Në datën 5 Shtator, Shqipëria do të shkelë për herë të parë në stadiumin e rikonstruktuar që tashmë ka marrë një fytyrë të re dhe plotëson të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Në komunikatën zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë online biletat e ndeshjes. Në mbledhjen e tij të fundit Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratoi çmimet e këtyre biletave për ndeshjen Shqipëri – Maqedoni”, thuhet mes të tjerash në komunikatë. Çmimet do të variojnë nga 1 në 8 mijë lekë. Ja si janë çmimet sipas tribunave: C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 1.000 lekë C1, C5 + E1, E5 1.500 lekë D1, D4 2.000 lekë D2, D3 3.000 lekë A, B 8.000 lek






