Ka nisur sot paradite, shitja e biletave online për ndeshjen ndeshjen Shqipëri – Maqedoni.

Kështu tifozët shqiptarë që duan të pajisen me bileta për ballafaqimin e parë për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, e kanë këtë mundësinë nëpërmjet faqes zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit: bileta.fshf.org . Në mbledhjen e tij të fundit Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratoi çmimet e këtyre biletave për ndeshjen Shqipëri – Maqedoni, që do të luhet më datë 5 shtator në stadiumin e Shkodrës. Çmimet e biletave variojnë nga 1.000 lekë deri në 8.000 lekë. Ja si janë çmimet sipas tribunave: C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 1.000 lekë C1, C5 + E1, E5 1.500 lekë D1, D4 2.000 lekë D2, D3 3.000 lekë A, B 8.000 lekë