
Shqipëria po përballet me San Marinon në sfidën e katërt të Nations League, me kuqezinjtë që e kanë detyrim fitoren, teksa kërkohet edhe goleadë. Asllani provon me një predhë nga distanca dhe topi përfundon në rrjetë, duke kaluar kështu Shqipërinë në avantazh në minutën e 11-të të takimit.
Në të 34-tën minutë Arbër Hoxha lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij ndalet në duart e portierit Colombo.
Mbyllet kështu 45-minutat e para me rezultatin 1-0.


