Shqipëria ka mundësinë e parë në histori që të bëhet pjesë e një kompeticioni mjaft të rëndësishëm siC është Kampionati Europian i Futbollit. Sfida ndaj Serbisë është esenciale për ambiciet e kuqezinjve. Aktualisht kombëtarja e De Biasit mban vendin e 3-të në renditje me 11 pikë, një më pak se Danimarka dhe 4 më pak se kryesuesit e Portugalisë. Vendi i parë është një mision pothuajse i pamundur dhe në fakt nuk është ai synimi i shqiponjave por pozicioni numër 2-të, ai vend që do të përkthehej në arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar.

Një pjesë e mirë e ëndrrës së madhe me emrin “Francë 2016” do të kaloj nëpërmjet sfidës kundër përfaqësueses së drejtuar nga Radovan Curcic. Nëse kombëtarja jonë thyen serbët në “Elbasan Arena” dhe Danimarka bllokohet në Braga kundër luzitanëve atëherë do të prekej qielli i 7-të për shqiptarët. Realisht ky takim mund të na dërgojë nën hijen e kullës Eiffel. Përfaqësuesja e Serbisë vjen pa ngarkesën psikologjike pasi matematikisht nuk mund të jetë pjesë e europianit, por nuk diskutohet që dëshira e tyre për të thërrmuar ëndrrën e shqiptarëve është shumë e madhe. Elementët që ka në dispozicion Curcic janë vërtetë të një cilësie të lartë, kur flasim për futbollistë të kalibrit të Bratislav Ivanovic, Nemanja Matic apo edhe sulmuesi Alexander Mitrovic. Trajneri italo-shqiptar De Biasi e ka konsoliduar repartin difensiv me Ajetin në vend të të dëmtuarit Mavraj, ndërsa pjesa tjetër është e plotë ku Cana dhe Kukeli nuk shfaqin më asnjë shqetësim. Atmosfera është ajo e duhura, me tifozët shqiptarë të ghatshëm për të mbështetur kombëtaren e tyre, pa u ndikuar nga ajo ç’ka ndodhi një vit më parë në kreyqytetin e Serbisë, pasi objektivi është aq i rëndësishëm sa nuk duhet të cënohet nga veprime të pakontrolluara. Suksesi është vetëm një hap larg.

Artikulli paraprakARRESTOHET 25 VJEÇARI, IU SEKUESTRUA NJË ARMË ZJARRI
Artikulli tjetërSHQIPËRI-SERBI, ELBASANI NËN PUSHTETIN E TIFOZËVE KUQEZI