Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim bilateral me drejtorin e Doganave Turke, Mustafa Gümüş, ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit midis dy administratave doganore.

“Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim bilateral me drejtorin e Doganave Turke, Mustafa Gümüş, ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit midis dy
administratave doganore.

Gjatë këtij takimi me homologun turk, zoti Gazheli vlerësoi angazhimin e të dy administratave për një partneritet reciprok në disa fusha, si lehtësimi i tregtisë, shkëmbimi i informacionit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta.

Ky takim u bë në kuadër të vizitës dyditore që Kryeministri Edi Rama, po zhvillon në Turqi, ku në qëndër të saj është ecuria e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.” bëri të ditur zyra e shtypit e DPD-së.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSPUTNIK V NIS PRODHIMIN NË BEOGRAD, MINISTRI SERB: KRYESISHT PËR PËRDORIM TË BRENDSHËM, POR DO TË NDIHMOJMË DHE RAJONIN
Artikulli tjetërPAS COVID-19, NJË TJETËR VIRUS SHPËRTHEN NË EVROPË, SHQIPËRIA NDALON IMPORTIMIN E SHPENDËVE DHE GJITHË NËNPRODUKTEVE TË TYRE