Presidenti i Republikës Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, shkruan Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakBANORËT E HOTIT TË RI NË PROTESTË, KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTIMI I DY SHTETASVE 6 DITË MË PARË, GJENDET LËNDA PLASËSE QË HODHËN GJATË NDJEKJES