Në kujdesin e presidentit të Republikës Bujar Nishani, konferenca “Shqipëria 25 vite nga rënia e komunizmit”. Të pranishëm në këtë konferenca janë kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, presidentja e Kosvovës, Atifete Jahjaga.

Gjithashtu marrin pjesë edhe Doris Pack dhe Stipe Mesiç.Në këtë konferencë janë shfaqur disa video-mesazhe nga liderët botërorë ku urojnë Shqipërinë për Ditën e Rinisë. Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij tha se nëse kthejmë kokën pas e të shohim të shkuarën në raport me sfidën e një ndërtimi moderne me institucione funksionale dhe e krahasojmë me panoramën që kemi përpara, është e qartë se kemi një disavantazh historik. Sipas tij, edhe 25 vjet pas rrëzimit të komunizmit, situata mbetet ende kritike. Disa vende e apën “trenin”, e BE-së, më shpejt se ne. Dallimin nuk e bën klima, gjeografia apo historia e njerëzve, por historia e institucioneve. Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është një prej vendeve me të ardhurat më të ulëta në Europa. Ai ka deklaruar se Shqipëria ishte vendi më i izoluar në Europë. Gjithashtu Berisha ka theksuar se sot vendi përballet me dy armiq si krimi dhe korrupsioni.

Artikulli paraprakBASHA: KA NISUR MOSBINDJA CIVILE, POSHTË QEVERIA
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, TË FTUARIT: VLLAZNIA ËSHTË NË KOMA