Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe me datën 20 nëntor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ky takim mund të sjellë festën te kuqezinjtë, të cilët janë shumë afër kualifikimit për herë të dytë në një kompeticion të këtij niveli.

Në orët e pasdites, Federata Shqiptare e Futbollit nxorri në shitje biletat për sfidën ndaj Ishujve Faroe, takim ky që do mbahet në “Air Albania”. Në vetëm pak orë janë shitur shumica e biletave, çka tregon interesin e madh. Ekipi i Sylvinhos kryeson grupin E me 13 pikë, duke lënë mbrapa kombëtare shumë të mëdha si Çekia dhe Polonia.

752f95bf B2d7 4835 Bf6a 690aa20a7f37

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakERËRA TË FORTA DHE SHI, STUHIA ‘CIARAN’ GODET EVROPËN VERIPERËNDIMORE, 6 VIKTIMA MES TYRE 1 E MITUR
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET NJË 55-VJEÇAR, TENTOI TË TRAFIKOJË RRETH 300 KG KANABIS NË MAL TË ZI