Historike, e jashtëzakonshme, e pabesueshme, Shqipëria kualifikohet në kampionatin Europian të Francës. Kjo kombëtare që meriton gjithçka, fjalët më të mëdha, sukses i merituar i kuqezinjve erdhi pas 4 fitoreve, 2 barazimeve dhe 2 humbjeve në grup, teksa fjalën e fundit e thanë në Armeni, të cilën e mundën në shtëpi me rezultatin e thellë 0-3 duke siguruar vendin e dytë dhe biletën për në Francë zyrtarisht.

Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në një kompeteticion të madh në historinë e saj. Sigurimi i një vendi në Euro 2016, u arrit falë fitores 3-0 ndaj Armenisë. Kuqezinjtë e mbyllin Grupin në vend të dytë me 14 pikë, duke lënë Danimarkën në vend të tretë që tashmë do të luajë play-off për të shkuar në Francë. Ndërsa në vend të parë është Portugalia me 21 pikë. Shqipëria kaloi në avantazh që në minutë e nëntë të lojës me autogol të Kamo Hovhannisyan. Në minutën e 23’ Berat Xhimshiti dyfishoi rezultatin, kurse 14 minuta nga fundi i takimit, Armando Sadiku realizoi golin që vulosi rezultatin e ndeshjes. 11 Tetori i vitit 2015 do të hyjë në kalendarin e datave historike të Shqipërisë, si dita kur kombëtarja kuqezi kualifikohet në EURO 2016, hera e parë për perfaqësuesen tonë në një kampionat Europian. Italiani i natyralizuar, Gianni De Biasi, zëvendësi i tij, Tramezani së bashku me të gjithë lojtarët dhe stafin tjetër teknik, e kthyen në realitet ëndrrën shumëvjeçare të të gjithë shqiptarëve. Sapo ka rënë vërshëllima e fundit në përballjen me Armeninë, të gjithë së bashku, italiani De Biassi, presidenti i FSHF Armando Duka, stafi dhe lojtarët kanë festuar si të çmendur kualifikimin historic. Lorik Cana qante si një fëmijë ndërsa në autobus u këndua xhamadani vija vija.