Shqipëria i ka dorëzuar armë dhe mucione Republikës Demokratike të Kongos pa njoftuar më parë OKB-në.

Sipas raportit të OKB-së, të bërë publik nga AFP, vendi ynë dhe disa shtete të tjera dërguan armë për Kongon, ndërkohë që një pjesë e tyre kanë rënë në duart e grupeve rebele në lindje të vendit.

Pjesa lindore e shtetit afrikan është një pikë e nxehtë luftimesh dhe mbi 1000 viktima numërohen muajt e fundit, ndërsa rreth 500 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Edhe pse nuk ka sankaione në fuqi që të ndalojnë shitjen e armëve për Kongon, bazuar në një rezolutë të vitit 2004, shtetet duhet të njoftojnë paraprakisht OKB.

Kjo rezolutë nuk është respektuar nga Shqipëria.

Përveç Shqipërisë, rezoluta është shkelur nga Rumania, Turqia, Izraeli, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Irani dhe Kina.

Raporti vë në dukje faktin se këto vende kanë dërguar sasi të konsiderueshme armësh, municione, pajisje dhe automjete ushtarake për ushtrinë e Kongos.

“Disa nga materialet e dorëzuara për ushtrinë u transferuan më vonë te grupet e armatosura të vendit” thuhet në raport.

Pas publikimit të lajmit, Kina ka njoftuar se ka nisur hetimet, ndërsa Irani mohon shitjen e armëve për Republikën Demokratike të Kongos.

Artikulli paraprakNJË VLLAZNI E DOBËT, TIRANA FITON 3-0
Artikulli tjetërZBULONI SI DO TË JETË MOTI NË FUNDJAVË PARA SE TË NISENI PËR PLAZH