
Pas zyrtarizmit nga UEFA-s me Shqipërinë e Serbinë që do të organizojnë së bashku Euro 2027, për U-21, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një status në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se finalja e kampionatit do të zhvillohet në arenën kuqezi të Air Albania Stadium
“Mirëmëngjes dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.