Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie” në Amsterdam, foli dhe për lirinë e fjalës. I pyetur nga moderatori se si shpjegohet që Shqipëria renditet e 103-ta në botë për lirinë e fjalës, Rama tha se realiteti është krejt ndryshe, sipas tij në Shqipëri jo vetëm që nuk ka censurë, por ka abuzime nga ana e medias.

Pjese nga biseda:
Shqipëria është renditur e 103-ta në renditjen për lirinë e shtypit. Ka një raport për këtë, dhe ndoshta mund të shpjegoni këtë për Shqipërinë?

E kam humbur këtë numrin se në cilin pozicion jemi, por duhet të kuptoni se kjo është e diskutueshme. Unë njoh vende ku udhëheqësit kontrollojnë titujt në darkë dhe i shohin në mëngjes nëse janë vendosur siç duhet. Nuk besoj se ky është një sekret apo të lë mbresë kur sheh se kjo nuk ndodh në Shqipëri. Unë jam përpjekur fort që ta ndryshoj këtë. Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës. Më është dashur të kaloj ferrin fizikisht sepse kam folur dhe ndonjëherë, nuk mund të rri pa folur përballë gjërave të çmendura që janë rezultat i abuzimit me lirën e fjalës. Por shihni vetëm për 3 ditë shtypin shqiptar dhe kuptoni që jo vetëm nuk ka censurë, as trysuni, por ka një gjë mjaft shqetësuese që është legjitimiteti i plotë i abuzimit me lirinë tënde në dëm të çdo individi që duan të sulmojnë.

Artikulli paraprakKATËR FËMIJË TË MITUR TRANSPORTOHEN DREJT SPITALIT TË DURRËSIT, RREZIKUAN TË MBYTEN TEKSA NOTONIN
Artikulli tjetërVETO E BULLGARISË, RAMA: BE DUHET TË NDRYSHOJË, NËSE LË HISTORINË NË DUAR TË POLITIKANËVE …