Shqipëria e katërta në Europë për vdekjet nga aksidentet rrugore

Shqipëria sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë renditet e katërta në Europë për vdekjet nga aksidentet rrugore. Vendi ynë është ndër pesë shtetet në zonën e kuqe të rrezikut. Rreth 8-9 persona për 100 mijë banorë humbin jeten ne aksidente rrugore ne Shqiperi. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të përpunuara në Indeksin e Shëndetit të Konsumatorëve e rendisin vendin tonë të katërtin në Europe sa i përket vdekjeve nga aksidentet. Shqiperia renditet pas Letonisë, Greqisë dhe Lituanisë, duke u renditur mes 5 vendeve që janë në zonën e kuqe të rrezikut. Nga vendet e rajonit, numrin më të ulët të vdekjeve e dëmtimeve nga aksidentet e ka Serbia me rreth 6 dëmitime për 100 mijë banorë. Në Europë, vendet ku ndodhin më pak aksidente me vdekje, janë Malta, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Holanda, Danimarka, Zvicra, Norvegjia. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise ne bote aksidentet rrugore shkaktojne rreth 1.3 milionë të vdekur në vit, çka do të thotë se një person vritet çdo 25 sekonda. Vetëm 28 shtete kanë ligje të përshtatshme që adresojnë të pestë faktorët e rrezikut (shpejtësia, drejtimin e makinës nën efektin e alkoolit, kaskat e kokës dhe kufizimet për vendosjen e rripit të fëmijëve). Mbi një e treta e vdekjeve nga trafiku në rrugë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë mes këmbësorëve dhe çiklistëve. Gjithsesi, më pak se 35% e vendeve me të ardhura të mesme e të ulëta kanë politika për mbrojtjen e kalimtarëve. Personat e moshës midis 15 dhe 44 vjeç llogariten të zënë 59% të vdekjeve globale nga trafiku rrugor. 77% e vdekjeve janë mes meshkujve.