AGJENCIA RUSE INA PUBLIKON HARTËN E RE TË BOTËS TË DALË NGA CIA. Një hartë e hartuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të dalur nga CIA, GRU dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në vitin 2035.

Harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerrë në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesë të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj, informon agjencia e lajmeve INA. Në këtë hartë, Maqedonia mbetet me një pjesë të tkurrur të kufijve të saj, pa një pjesë të territorit të Maqedonisë Perëndimore. Harta nuk pasqyron tkurrje të kufirit jugor, lindor dhe verior. Harta e përgatitur parasheh edhe ndarjen e Bosnjë – Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Ndarjet e reja pritet të trondisin edhe Europën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishujt Britanik, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë edhe pse në vitin 2014 nuk u arrit një gjë e tillë. Kjo do t’ë jëtë shtysë për bashkimin e Irlandës. Baskia dhe Katalonia si shtete të reja do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja duke marrë edhe një pjesë të territorit francez. Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë. Në pamundësi për të asimiluar ndryshe etnicitetin ish-kolonial të ngjyrave, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit arab në jug të Francës. Lorraine mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë. Nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën. Fati i trishtuar do ta presë Poloninë, e cila do të heq dorë nga Silesia, Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve midis Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do ta transferojë atë në Gjermani. Bjellorusia do të zhduket si një shtet dhe do të bëhet provincë e Rusisë. Rusia gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukrainës. Ndryshime të mëdha do të nënshtrohen në Kaukaz, sepse Rusia nuk do të jetë në gjendje për të mbajtur Çeçeninë dhe Dagestanin. Kufijtë e rinj do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.