Shqipëria është kampione e Europës për energjinë e rinovueshme, me 99,3% e ndjekur nga Norvegjia me 99,1%. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, ky tregues përbën fakt të rëndësishëm, në kohën kur sfidat për energjinë janë jetike në kontinentin tonë dhe menaxhimi i burimeve është prioritet i vetë Bashkimit Europian.

Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me gati 100% prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja e BE-së është 42%.

Pas Shqipërisë dhe Norvegjisë, renditen Danimarka me 88,6%, Luksemburgu me 87,4% dhe Portugalia me 78,6%.

Artikulli paraprakBRITANIA E MADHE VENDOS SANKSIONE TË REJA NDAJ RUSISË
Artikulli tjetërDY VIKTIMA TË TJERA DHE TETË RASTE TË REJA, ITALIA ËSHTË VENDI MË I PREKUR NGA ETHET E NILIT PERËNDIMOR