Kombëtarja e Shqipërisë së femrave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të UEFA Women’s Nations League 2027. Pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Serbinë, Belgjikën dhe Rumaninë. Pas shortit të Nations League, trajneri shkodran Armir Grima dha opinionin e tij per ekipet kundërshtare.

Grima tha se objektivi është që të qëndrojnë në Ligën B, edhe pse i pret një punë shumë e vështirë përpara.

Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku çdo skuadër do të luajë nga një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë ndaj secilit prej kundërshtarëve të grupit. Dy ndeshjet e para janë programuar nga 23-shkurti deri më 6-mars.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHA KËRKON ZGJIDHJE PËR ENERGJINË
Artikulli tjetërPROGRES-RAPORTI I KE PËR SHQIPËRINË, REAGON PD: RAPORTI KONFIRMON DËSHTIMET E QEVERISË, CENIMIN E DEMOKRACISË DHE TË DREJTAVE TË OPOZITËS