Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj ka marrë pjesë në organizmin e festës së 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Malaj ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë, teksa bën me dije se pjesëmarrës në organizim ka qenë kryeministri kosovar Albin Kurti dhe ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin Shqiptar Elisa Spiropali.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
“Mbrëmjen e djeshme bashkë me stafin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës organizuam pritjen me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Data e pavarësisë kombëtare përfaqëson një festë për të gjithë shqiptarët dhe themelin e shtetit modern shqiptar. Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Presidentja e Republikës së Kosovës SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani, Kryeministri SH.T.Z Albin Kurti, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën SH.S.ZNJ. Donika Gërvalla. Në këtë mbrëmje na nderoj me praninë e saj edhe Ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin Shqiptar Znj. Elisa Spiropali. Të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, anëtarë të trupit diplomatik, ish Presideni i Kosovës Z.Fatmir Sejdiu, përfaqësues të forcave politike, deputetë, anetarë të Kabinetit qeveritar, personalitete nga fusha të ndryshme dhe miq të ambasadës. Pritjen e shoqëruan disa pjesë artistike të luajtura nga artistë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vëndeve tona.

Urojmë gjithë shqiptarët kudo ndodhen Gëzuar festën e Pavarësisë!”, shkruan Petrit Malaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS HETIMI PËR 2 PUNONJËS TË OSHEE-SË PËR SHPËRDORIM DETYRE
Artikulli tjetërSCHOLZ: PO VËSHTROJMË ME INTERES MARRËVESHJEN ITALI-SHQIPËRI!