Ndeshja Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet më 8 tetor në Elbasan Arena ka tërhequr vëmendjen e rrjetit prestigjioz amerikan “FOX” duke u nisur nga ndeshja e parë e ndërprerë në Beograd për shkak të dhunës.   Artikulli i rrjetit prestigjioz hapet me titullin “Shqipëria u lutet tifozëve të mos përdorin dronë ndaj Serbisë”.

Duke cituar zëdhënësin e FSHF, Tritan Kokona, “FOX” shkruan se “Në gatishmëri për të siguruar rendin, sigurinë dhe shmangur cdo incidentet do të jenë të angazhuar më shumë se 1 mijë efektivë policie.Biletat e ndeshjes do të jenë të personalizuara, teksa do të mbajnë emrin e çdo personi, do verifikohen me karta identiteti dhe një mesazh të printuar ku thuhet:   “Ne dimë si të luftojmë për fitore, por duhet të tregojmë edhe shpirt qytetarie dhe të respektojmë ekipin mik”.   Gjithçka bëhet për të shmangur atë që ndodhi në Serbi, ku u dhunuan lojtarët shqiptarë pas dronit me flamurin e Shqipërisë së madhe, teksa këtë herë në Elbasan do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Vuçiç”theksohet në artikull.   Shqipëria e mori ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 duke siguruar tashmë “Play-Off”-in në grup dhe duke luftuar tashmë për kualifikim direkt.