Në minutën e 9′ Aron Gunnarsson del nga loja me karton të kuq pas një ndërhyerje ndaj Uzunit. Gjithçka është vendosur pas një komunikimi me VAR.

Shqipëria duket këmbëngulëse në këto minuta të para.  Ekipi i Rejas po ushtron presion konstant në portën e Runarsson. Shqipëria gjen golin ndaj Islandës Lenjani realizoi me kokë në minutën e 35′ pas një krosi të Uzunit.