Pas mbylljes së festave masive të Kampionatit Europian në Tiranë gjatë muajit qershor, shqiptarët dhe turistët e huaj po kremtojnë festën e birrës në Korçë, ku qeveria ka sponsorizuar ardhjen e Goran Bregoviçit. Pak ditë më parë, Taulant Balla bëri thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve atje.

Ndërkohë, Erion Veliaj ka paralajmëruar një koncert gjigand nga Ermal Meta në stadiumin Air Albania, ndërsa vetë turistët e huaj kanë planifikuar një “rave party” në 1 Shtator në Shqipëri, sipas mediave italiane. Një e ngjashme u organizua nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi në Shëngjin, e quajtur “Unum Festival”. Kufijtë janë krejtësisht të hapur për turistët, ndërsa në vend nuk respektohet më asnjë masë kundër pandemisë, pavarësisht se vendi po hyn në një valë tjetër infeksionesh.

Në gjithë këtë garë për festime, zëri i Ogerta Manastirliut që kërkon kujdes dhe vaksinim, duket si absurditet, megjithatë Ministrja e Shëndetësisë e ka bërë një apel, sa për të thënë.

Bie në sy kërkesa për të larë duart, ndërkohë që apeli i Manastirliut është bërë sa për të larë gojën. Sipas të dhënave sot në vend pati mbi 600 të infektuar të rinj dhe dy të vdekur.

Artikulli paraprakRRITEN SËRISH SHIFRAT E COVID-19, JA SA RASTE TË REJA JANË NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSI PO ECËN PROCESI I VAKSINIMIT TË POLICISË SË KOSOVËS?! 30 % EFEKTIVË PA ASNJË DOZË VAKSINE