Popullsia vendase po plaket. Në 10 vjeçarin e fundit numri i lindjeve ka pësuar rënie, ndërsa numri i vdekshmëri është në rritje.

Për vitin 2020 kanë ardhur në jetë 10 mijë bebe më pak nëse e krahasojmë më 10 vjeçarin e kaluar. Sipas statistikave që ka publikuar INSTAT në vitin 2020 kemi 470 lindje më shumë se sa vdekje.

Aranita Brahaj: “Në vitin 2020 në total është shënuar 27.605 vdekje ku 12.1010 janë femra dhe 15.504 janë meshkuj, pra shohim që janë 56.2% e vdekjeve janë meshkuj.Po ta krahasojmë me 10 vjeçarin e fundit na rezulton që ky ka një kapërcim. Pra kemi rreth 6.669 vdekje më shumë.”

Meshkujt shqiptarë janë më jetëshkurtër se sa femrat. Në vitin 2020 patën më shumë raste vdekjesh meshkujsh se sa lindjesh.

Për herë të parë në këtë vit shënuar një tjetër indikator negativ për grupin gjinor meshkuj ku për çdo 100 lindjesh bebe meshkuj, u shënuan 107 vdekje po të këtij grupi gjinor. Kjo tregon që ne jemi duke e tkurrur popullsinë për këtë grup gjinor, por edhe për grupin tjetër. në fillim të 10 vjeçarit ne kishim 14-15 mijë lindje më shumë se sa vdekje, ndërsa për vitin 2020 patëm vetëm 470 lindje më shumë se sa vdekje.

Përse po pakësohen shqiptarët? Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta gjejmë tek mungesa e theksuar e kujdesit të shëndetit të tyre. Mjekësia në Shqipëri sipas raporteve ndërkombëtare është 34 herë më e shtrenjtë se në Bashkimin Europian në raport me pagat. Standartet e jetesës janë shumë të ulëta, por edhe shkollimi problematik dhe mungesa e perspektivës bën që familjet e reja të lindin gjithmonë e më pak fëmijë.

Cfarë do të ndodhë pas disa dekadash? Parashikimet thonë se shqiptarët do të jenë një komb i plakur. Të keqen që po vjen e dimë. Është koha që të veprohet për ta penguar.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME JAHTIN HOTEL QË KUSHTON 1600 DOLLARË NATA
Artikulli tjetërE RRALLË, MBULOHET NGA BORA VENDI MË I THATË NË BOTË