Shqipëria ka mirëpritur sot armëpushimin 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, duke e cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm për uljen e tensioneve në Gjirin Persik.

Në një deklaratë zyrtare të botuar në gjuhën angleze , Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se Tirana e sheh marrëveshjen e ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump, si një hap konstruktiv dhe të nevojshëm për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe humbjen e jetëve njerëzore.

Në deklaratë, Tirana zyrtare, kërkon respektim të plotë të armëpushimit nga të gjitha palët e përfshira, duke e konsideruar këtë si kusht thelbësor për stabilitetin në terren.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakOPOZITA SOT NË PROTESTË! RIKTHEHEN FJALIMET, ÇFARË PRITET TË NDODHË PARA KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërPD FITON BETEJËN NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE: MASAT DISIPLINORE U MORËN NË KUNDËRSHTIM FLAGRANT ME LIGJIN