Miqësorja, Shqipëria mposht Turqinë në shtëpi, Sadiku dopietë

Shqipëria ka fituar miqësoren përballë Turqisë brenda në Antalia me rezultatin 2-3. Kuqezinjtë e drejtuar nga italiani Panuçi zhvilluan një ndeshje pozitive, edhe pse për më shumë se 50 minuta ishin me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Memushajt. Kombëtarja e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me Sadikun në minutën e 23, ndërsa ecuria e mirë e pjesës së parë vijoi, pasi sulmuesi bëri dopietë në fund të pjesës së parë, por në dhomat e zhveshjes shkuan me një lojtar më pak, pasi Memushaj mori dy të verdha. Sapo filloi pjesa e dytë Turqia ngushtoi diferencën, por Grezda shënoi golin e tretë për Shqipërinë. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan duke ngushtuar sërish rezultatin në 2-3 duke shpresuar për një barazim, që nuk ndodhi, pasi shqiptarët u mbrojtën mjaft mirë.