Shqipëria zhvilloi një ndeshje të madhe në mbrëmjen e së hënës përballë Turqisë, duke fituar me rezultatin 3-2. Me këtë miqësore u konfirmua se me Kristian Panucin në krye të saj, kombëtarja është në gjendje të luftojë për një vend në Europianin e ardhshëm.

Armando Sadiku ishte heroi i sfidës, me 2 golat e shënuar, ndërsa vlen të theksohet se kuqezinjtë luajtën për më tepër se 50 minuta me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Ledian Memushaj. Pjesa e pare ka përfunduar me kryesimin e Shqipërisë 0-2, pas dygolëshit të Sadikut. Kombëtarja e Panuccit funksionon më së miri, teksa u mbrojt mjaft mirë dhe kundërsulmoi rrezikshëm. E vetmja notë negative në këtë pjesë të parë, ishte kartoni i kuq i Memushajt, pas ndëshkimit me 2 të verdhë. Në pjesën e dytë, Turqia gjen menjëherë golin, por vetëm pak minuta më pas, Shqipëria shënon me anë të Grezdës dhe çon rezultatin 1-3.

Vendasit shfrytëzojnë epërsinë numerike dhe hidhen në sulm, ndërsa në minutën e 60’, ngushtojnë edhe një herë diferencën e golave, me anë të mesfushorit Akbaba. Por ndeshja përfundon me fitoren e parë të Panuccit , gjithsesi, pas ndeshjes trainer i kuqezinjve vlerësoi me notë të lartë lojtarët që kishin ardhur për herë të parë dhe i konsideroi që tani si pjesë të skuadrës kështu Sabien Lilaj, Astrit Ajdarevic dhe Kamer Qaka, do të jenë pjesë e përfaqësueses edhe në të ardhmen. Kjo fitore tashmë shton edhe më shumë entuziazmin në radhët e Shqipërisë për të ardhmen.

Artikulli paraprak“ITALIA DËSHTOI, HUMB BOTËRORIN 2018”
Artikulli tjetër“LULEBORË”, HAP DYERT EDICIONI I DYTË