Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet me konsumin më të ulët të alkoolit për frymë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga portali Our Wolrd in Data dhe të publikuara nga Banka Botërore, konsumi mesatar për frymë për popullatën mbi moshën 15 vjeçare në Shqipëri është 6.6 litra.

Konsumin më të ulët për frymë në rajon e ka Maqedonia, ku sipas hartës interaktive të portalit konsumi për frymë në Maqedoni për të njëjtën grupmoshë të popullatës është 5.7 litra.

Konsumi i ulët i alkoolit, referuar dhe të dhënave të përpunuara nga portali i të dhënave, është tipar i vendeve më të ardhura të ulëta.

Mesatarja botërore e konsumit të alkoolit në vendet me të ardhura të ulëta sipas të dhënave të Bankës Botërore (2015 është viti ku ka të dhëna të vlefshme për të gjitha ekonomitë botërore) është 4.2 litra, apo rreth 2 litra më pak se në Shqipëri.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË FIER-LEVAN, LIHET NË BURG 31-VJEÇARI
Artikulli tjetërFITOI BOTËRORIN ME FRANCËN, ARRESTOHET PORTIERI LORIS