Për herë të parë, kënga fituese në kategorinë 9-14 vjeç të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër, do të përfaqësojë Shqipërinë në garën prestigjioze europiane “Eurosong Junior Contest”. Ky hap historik u bë i mundur falë marrëveshjes së nënshkruar mes Bashkisë Shkodër dhe RTSH – Radio Televizioni Shqiptar.

Për Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci ky është një lajm shumë i rëndësishëm që i jep edhe më shumë peshë dhe rëndësi festivalit tradicional të Shkodrës, i cili këtë vit shënon edicionin e 63-të.

Skena e këtij festivali mbetet një ndër platformat unike për promovimin e krijimtarisë muzikore për fëmijë dhe zbulimin e talenteve të reja nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, ndërkohë që sot ky festival fiton një dimension të ri ndërkombëtar.

Shkodra këtë vit ngjitet në skenën europiane jo vetëm me muzikën për fëmijë, por edhe me përfaqësimin e “Shkodra Elektronike” në Eurosong për të rritur duke përfaqësuar Shkodrën dhe Shqipërinë në këtë event ndërkombëar. Arti shkodran, është sot ambasador i Shqipërisë në Europë.

Artikulli paraprakLISTAT E VOTUESVE, QYTETARËT INTERESOHEN PËR EMRAT E TYRE
Artikulli tjetërMË PAK SE 24 ORË NGA ZGJEDHJET/ KQZ: KANË MBËRRITUR MBI 180 MIJË ZARFE ME VOTAT E DIASPORËS