Tre-vjetori i fillimit të luftës në Ukrainë u kujtua këtë të hënë edhe në vendin tonë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës organizuan në Kryesinë e Kuvendit shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha”.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishin kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.

Që prej fillimit të luftës, Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar disa veprimtari, në të cilat është diskutuar jo vetëm për mbështetjen e Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar për luftën e drejtë të Ukrainës, por edhe për tragjeditë njerëzore, vuajtjet, sakrificat e pasojat e tjera në popullsinë civile.Kuvendi ka miratuar Rezolutën për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës, ka shprehur mbështetje për Parlamentin e Ukrainës; sanksionet ndaj Rusisë, si dhe ka marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË NË KURBIN
Artikulli tjetërKURTI URON MERZIN: KOSOVA MEZI PRET THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT ME GJERMANINË