FIFA ka publikuar renditjen mujore të ekipeve kombëtare pjesëmarrëse. Për shkurtin, kuqezinjtë e trajnerit Christian Panucci kanë ngjitur një vend në krahasim me pozicionin e muajit të kaluar, edhe pse nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje zyrtare në këtë kohë.

Më konkretisht, Shqipëria renditet tashmë në vendin e 59-të nga i 60 që ishte, me 553 pikë në total. Nga ana tjetër, edhe Kosova ka fituar një pozicion dhe tashmë ngjitet në vendin e 177-të në renditjen e përgjithshme, me 97 pikë. Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, ku u rendit në vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Vendin e parë në renditjen e FIFA-s, vazhdon ta mbajë Gjermania dhe pas saj vjen menjëherë Brazili. Katërshja e parë plotësohet me Portugalinë e Argjentinën, ndërsa Spanja është në vendin e gjashtë, pasi është lënë poshtë nga Belgjika e vendit të pestë.

Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

Artikulli paraprakDEBATE NGA QYTETARËT PËR SKEMEN E RE EKONOMIKE
Artikulli tjetërJETMIR KUÇI, BOKSIERI QË SFIDON VETEN DHE MENTALITETIN