Pas një rritjeje të jashtëzakonshme në popullaritet si destinacion veror në TikTok – me mbi 4.9 milionë postime për vendin – Shqipëria ka tërhequr vëmendjen botërore me ujërat e kristaltë, klimën e ngrohtë dhe vijat bregdetare të paprekura.

Kjo ka bërë që vendi të cilësohet si “Maldivet e Europës” dhe të renditet në vendin e 5-të ndër destinacionet më të mira në botë për udhëtime solo aventuriere për vitin 2025.
Përveç bregdetit mahnitës, gjithnjë e më shumë vëmendje po tërheqin edhe malet mbresëlënëse të veriut, që ofrojnë një tjetër anë të Shqipërisë – të egër, të pastër dhe të përshtatshme për aventurierët që udhëtojnë vetëm.

Much Better Adventures, një platformë britanike e specializuar në organizimin e udhëtimeve aventureske dhe të qëndrueshme, ka përpiluar listën e vendeve më të mira për udhëtime solo aventuriere për vitin 2025, duke u mbështetur në komentet e klientëve të saj, si edhe në vlerësimin e sigurisë, indeksin e biodiversitetit, përballueshmërinë, kohën e fluturimit dhe lehtësinë e hyrjes nga Mbretëria e Bashkuar.

Megjithëse pak më pak e zhvilluar dhe e rafinuar se fqinji i saj Greqia, Shqipëria është një diamant i papërpunuar për ata që kërkojnë kulturë vërtet autentike, qytete të çuditshme dhe plazhe të bukura, përveç një aventure të sigurt dhe të përballueshme.

Artikulli paraprakBENET BECI: BASHKIA PO PUNON FORT PËR TË PËRBALLUAR PUNËN E SHTUAR NË KËTË SEZON
Artikulli tjetërSOT DITA BOTËRORE E REFUGJATËVE